Manchester City e Liverpooli përbëjnë 11-shen më të mirë të Formacionit të Vitit 2018-19 në Premier Ligë, me vetëm një lojtar që nuk është pjesë e këtyre dy skuadrave.
Është vetëm Paul Pogba i Manchester Unitedit që ka hyrë në 11-shen më të mirë, derisa 6 lojtarë të tjerë janë të Cityt e 4 të Liverpoolit.
Ederson, Laporte, Bernardo Silva, Fernandinho, Sergio Aguero, e Raheem Sterling janë gjashtë futbollistët e Cityt.
Kurse katër më të mirët nga skuadra e Anfield Road janë Robertson, Van Dijk, Arnold, e Mane.
“PFA Team of the Year” zgjidhet me votat e anëtarëve të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë. /FaktePlus