Sot 18 vite më parë është shënuar rezultati më i thellë në një ndeshje të kombëtareve.
Kombëtarja e Australisë më 11 prill të vitit 2001, kishte arritur të mposhte hiq më pak se 31:0 Samoan Amerikane.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, që në vitin 2002 do të organizohej në Japoni dhe Koren e Jugut.
Australia në këtë përballje, kishte arritur të shënonte 31 gola, për fitoren 31:00, e cila njihet si më e thella në histori të kombëtareve.
Archie Thompson gjatë kësaj ndeshje kishte thyer rekord për numrin më të madh të golave, duke shënuar 13 herë në portën e Samoas Amerikane./Lajmi.net/