Sport

Man Utd dhe Real Madrid po i shkëmbjenë lojtarët

Manchester United është i gatshëm të heq dorë nga Paul Pogba.
Paul Pogba e dëshiron transferimin te Real Madrid, andaj Manchester United është i gatshëm të bëjë marrëveshje.

‘Djajtë e Kuq’ i kanë bërë me dije skuadrës spanjolle se do u duhet të përfshijnë një lojtar në marrëveshje për t’i marrë shërbimet e francezit, përcjell lajmi.net nga Daily Express.

Manchester United është duke e kërkuar Toni Kroosin apo Gareth Bale në këmbim të shërbimeve të Paul Pogbas.

Real Madrid poashtu është i gatshëm të heq dorë nga dy lojtarët, por varet nga dëshira e tyre se cili dëshiron të transferohet në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/