Sport

Reims publikon një video të Zenelit për të ‘frikësuar’ Danimarkën dhe Bullgarinë

Nuk ka aspak dyshime se Arbër Zeneli është një nga lojtarët më në formë te Kosova.

‘Djaloshi i artë’ ka arritur të ambientohet shumë mirë në Ligue 1 te Reims, pas transferimit nga Heerenveen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zenelit nuk i është nevojitur shumë kohë për të fituar vëmendjen e medieve në Francë, që e kanë vlerësuar si një nga transferimet më të qëlluara të janarit.

24 vjeçari në shtatë ndeshje ka shënuar dy gola, por ka regjistruar disa asistime.

Paraqitjet e Zenelit kanë magjepsur edhe skuadrën e Reims, që sjellë një video nga një moment i Zenelit nga ndeshja e fundit.

Kjo video, mund të shërbej për të frikësuar kundërshtarët e radhës së Kosovës, Danimarkën dhe Bullgarinë./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli