Roma është afër që të kryej një transferim të rëndësishëm në këtë afat kalimtar.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë po përgatiten që të trasnferojnë një lojtar nga Serie A, dhe janë gati të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.
Roma dhe Atalanta thuhet të kenë arritur marrëveshje për transferimin e Gianluca Mancini për 25 milionë euro, transmeton lajmi.net.
22 vjeçari do të nënshkruante një kontratë pesë vjeçare me romakët, me 1.5 milionë euro fitime në vit.
Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A këtë sezon, ku ka realizuar pesë gola në 15 ndeshje. /Lajmi.net/