Chelsea, Napoli, Inter e Manchester United janë futur në luftë për yllin e Serie A.
Mesfushori i Cagliari, Nico Barrella është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane.
“Sky Sport Italia” raporton se Chelsea është skuadra e fundit që është futur në garë për lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Inter janë skuadra e parë që kanë reaguar, duke ofruar edhe ata një shumë prej 35 milionë euro + ndonjë lojtar.
Barrella i cili muajin tjetër do të festojë ditëlindjen e 22 është startues i rregullt tek Italia nën urdhrat e Roberto Mancini dhe konsiderohet si e ardhmja e mesfushës.
Thuhet se edhe Napoli dhe Manchester United mund të futen në garë për shërbimet e mesfushorit italian. /Lajmi.net/