Sport

Liverpooli shënon fitore të thellë – ja çfarë bëri Shaqiri

Liverpooli e ka mbyllur me sukses xhiron e 13-të të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka lejuar befasinë duke e mposhtur Watfordin si mysafir me rezultatin 3:0, përcjell Insporti.

Për “The Reds” realizuesit ishin Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Trent Alexander Arnold.

Xherdan Shaqiri luajti si titullar në këtë takim, ku u vlerësua me notën 7.0 për paraqitjen e tij.

Pas 13 xhirove të luajtura në Premierligë, Liverpool grumbullon 33 pikë. /Insporti.com

the authorBurbuqe Metolli