Luis Figo mendon se futbollisti më i mirë portugez i të gjitha kohëve është Eusebio.
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Interit, mendon që Eusebio është lojtari me ndikimin më të madh në futbollin portugez duke e lënë prapa Cristiano Ronaldon.
Ndonëse, Ronaldo ka fituar tri herë ‘Topin e Artë’ dhe cilësohet si një prej më të mirëve në kohët e sotme, sipas Figos, ai mbetet prapa të ndjerit Eusebio, transmeton KosovaPress.
“E admiroj Ronaldon dhe e shijoj çdo moment që e shikoj duke luajtur”, ka thënë ai për ‘AS’.
“Çdo vit ai shkon duke u përmirësuar dhe po shkruan historinë e futbollit”.
“Mirëpo, edhe pse nuk e kam parë Eusebion asnjëherë duke luajtur, do ta vëja si numrin një në Portugali, për të gjitha cilësitë që ai ka pasur, për dashurinë që ka shfaqur ndaj meje, shoqërinë dhe këshillat e tij”.
“Të gjithë mund të thonë se unë e them këtë për ndonjë arsye, por e vërteta është se unë kam pasur respekt të madh për të”, ka deklaruar Figo.