Sport

Xhaka rrezikon të mbetet jashtë formacionit startues, Arsenali ka gati 50 milionë euro për zëvendësuesin e tij

Granit Xhakës i rrezikohet vendi i titullarit pasi Arsenali po mendon për një blerje të bujshme në repartin e mesfushës.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Sevillas, N’Zonzi i cili pëlqehet së tepërmi nga tekniku i ri i Arsenalit, Unai Emery.

50 milionë euro pritet të jetë oferta e majme në drejtim të klubit spanjoll për të lënë të lirë francezin.

Mediat britanike raportojnë se me ardhjen e 29-vjeçarit, dyert janë të hapura për Granit Xhakën që duhet të shikojë një tjetër destinacion.

Të presim orët në vijim për të kuptuar diçka konkrete nga oferta befasuese e “topçinjve”.