Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Komisionit Hetimor për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.
Me 58 vota për, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi ka formuar komisionin në fjalë, i cili do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë politike.
Formimi i këtij Komisioni vjen pas tre muajve që nga koha kur partitë politike kishin dërguar në Kuvend emrat e përfaqësuesve të tyre.
Familjarët e të deportuarve kishin dorëzuar edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës për rastin në fjalë.
Lidhur me rastin ishte shkarkuar edhe ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI’së, Driton Gashi.
Gjashtë gylenistët iu revokuan lejet e qëndrimit në Kosovë dhe i deportuan pa asnjë paralajmërim. /Express/