Partia Social Demokrate ka qenë sot nikoqire a partive tjera politike në tryezën që po vazhdon të mbahet që disa herë, ku po diskutohen çështje të ndryshme, përfshi zgjedhjet e reja dhe dialogun me Serbinë.
Presidenti Hashim Thaçi të dielën shkon në Bruksel për ta takuar homogun e tij serb, Aleksander Vuciq. Fazën e re të dialogut edhe më tutje opozita refuzon që Thaçi të kryesojë negociatat me Serbinë.
Sipas Ahmetit, ata si PSD po kërkojnë që bartës i këtij dialogu të jetë Kuvendi i Kosovës.
“Ne po kërkojmë që Kuvendi të jetë bartës i dialogut, nuk mund të kemi bartës të negociatave pa u qartësu mirë në Kuvend, sepse Kuvendi është organi më i lartë ligjvënës. Nuk mund të kalojmë mbi këtë proces veç duke thënë se na ka ftu Mogherini”, tha Ahmeti në konferencën për media pas takimin 2 orësh me përfaqësuesit e partive tjera.
Ahmeti njoftoi se nuk kanë arritur të dakordohen që të dalin me një tekst të përbashkët për platformën e dialogut, megjithatë tha se ditëve në vazhdim do të ketë takime tjera për të parë nëse mund të kenë një tekst të përbashkët për procesin.





















