Aktuale

Nis seanca e Kuvendit, 80 pika në rend dite

Kuvendi i Kosovës ka nisur punët për seancën e radhës në të cilën do të jenë 80 pika në rend dite.

Qysh në fillim të saj ka pasur diskutime në lidhje me vazhdimin e kësaj seance, ku Bilall Sherifi nga Nisma propozoi që të vazhdohet me këtë seancë dhe me vazhdime çdo ditë, edhe në fundjavë.

Edhe deputetët tjerë po pajtohen që të ketë seanca të vazhdueshme në mënyrë që të përfundohen këto 80 pika të mbetura.

the authorE B