Deputeti Milaim Zeka, në një intervistë për Arbresh.info, ka thëne se fillimisht iniciativa për ta formuar Gjykatën Speciale ka qenë e Serbisë dhe Dik Marti, por më pastaj për të shpëtuar vetën këtë iniciativë e ka shtyre përpara presidenti, Hashim Thaçi.
Sipas tij, të gjithë politikanet të cilët sot janë në pozita të larta do të jenë pjesë e saj, nga kjo nuk do të shpëtoj as Hashim Thaçi.
“ Gjykatën Speciale ka dashur të formoj fillimisht ka ardhur nga Serbia dhe Dik Marti, por Amerikanët tu e dashtë këtë vende ja kane marr nga duart, sepse të gjitha vendet kundër Kosovës janë be bashkë, por ja u murr Amerika, pastaj duke shpresuar presidenti aktual Hashim Thaçi, se të gjithë do të mirën vetëm ai jo atëherë ai i ka dhëne zor dhe e ka shtyre përpara, por kur e ka pa se edhe ai do të jetë pjesë e kësaj Gjykate atëherë u mundu natën më e shfuqizua këtë gjykata por nuk ja doli”, ka thënë Zeka.