Sport

Lajm i keq për Enriquen, i mirë për Cillesen

Marc ter Stegen është lënduar dhe nuk do të luaj kundër Alaves.

Trajneri Luis Enrique ka marrë një lajm të keq, pasi portieri gjerman Marc ter Stegen është lënduar dhe nuk do të luaj kundër Alaves.

Gjermani ka pësuar një lëndim muskulor, i cili do t’ia pamundësojë pjesëmarrjen në ndeshjen e ardhshme.

Ky është një lajm i mirë për portierin holandez, Jasper Cillesen, i cili pritet që të debutojë me Barcelonën. /Express/