ShowBiz

Zbulohet ish e dashura e Rita Orës të cilës i dedikohet dhe kënga e fundit

Projekti i ri “Girls” nga Rita Ora u tha se flet për marrëdhënien e saj me modelen e njohur Cara Delevigne, ku lë të kuptohet se ato kanë qenë më shumë se shoqe, shkruan The Sun, përcjell Gazeta Blic.

Të dyja ishin të pandashme disa vite më parë, madje Rita e quante modelen biseksuale “gruaa”.

“The Sun” ka zbuluar se gjatë kohës që ato ishin së bashku, Rita është frymëzuar po nga aty për këngën e re “Girls”, ku një pjesë e tekstit thotë: “Unë jam pesëdhjetë me pesëdhjetë dhe nuk do ta fsheh kurrë”.

Rita sapo ka filluar turneun e saj këtë të premte, ku nuk ka provuar ta fshehë edhe subjektin e këngës, pasi ajo fliste hapur për Cara si një muzë të saj, gjersa e incizoi në studio këngën , shkruan Gazeta Blic

Këngë provokuese, në të cilën gjithashtu janë dhe këngëtaret e njohur si Charli XCX, Bebe Rexha dhe Cardi B, ku kënga është shkruar për një vajzë të quajtur, “Lara”.

Ajo gjithashtu përmend tatuazhin e një luani që Cara Delevigne ka bërë në gishtin e saj tregues në vitin 2013, gjatë këndimit të Bebe Rexhës.

Një burim tha: “Marrëdhënia e Rita Orës dhe Cara Delevigne ka qenë gjithnjë e spekuluar dhe kur u pyetën në atë kohë nëse ishin më shumë se mikesha, ato nuk pohuan as mohuan një gjë të tillë, kështu që Rita foli me muzikën e saj”./The Sun/Gazeta Blic/

the authorE B