Aktuale

Vuçiq: Asnjëherë s’kam folur më gjatë për Kosovën me Putinin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Rusia do t’i ndjek bisedimet për Kosovën dhe se në mënyrë të qartë do t’i bëjë publike qëndrimet rreth kësaj çështjeje.Ai ka thënë se rusët nuk do të involvohen direkt pasi bisedimet zhvillohen në ombrellën e BE’së.

“Pa Rusinë, pa pajtimin e Moskës ëhstë e pamundur që të ketë zgjidhje, këtë ia kam thënë edhe Putinit” ka thënë Vuçiq pas takimit me shefin e shtetit rus.

Ai ka treguar se ia ka dorëzuar ftesën Putinit për të vizituar Serbinë ndërkohë që Putin ka thënë se këtë do ta bëjë brenda këtij viti.

Vuçiq ka thënë se Rusia nuk do të jetë pjesë direkte e bisedimeve pasi ato po zhvillohen nën ombrellën e BE”së.

“Por do të përcjellin në mënyrë aktive dhe thelbësore tërë procesin dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës veçmas ndikimin ndërkombëtar në to” ka thënë Vuçiq.

“Presidenti i Rusisë pati durim të dëgjojë krejt atë që pata nevojë t’i them, shpjegojë dhe t’ia paraqes si qëndrime të Serbisë për problemin tonë kryesor, e kjo është Kosova dhe Metohia. Më duket që asnjëherë s’kemi folur më gjatë për raportet e Beogradit me Prishtinën dhe për raportet në bashkësinë ndërkombëtare. Qëndrimet tona përputhen në shumë pika” ka thënë Vuçiq.

the authorE B