Sapo është gjetur një trup në lumin Lepenc. Ndërkohë ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i njërit prej policëve të zhdukur.
Kërkimeve për gjetjen e dy policëve gjatë ditës së sotme i është bashkur edhe zhytësi i njohur nga Kosova, Ismail Kasumi.
Kasumi kishte refuzuar që të shkonte në kërkimin e dy policëvë të zhdukur pasi priste ftesën e autoriteteve kompetente për të shkuar në vendin ku dyshohet se gjendje trupat e policëve të zhdukur.
Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, të dy policët rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc./Express