Aktori i njohur Art Kurti ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme, shkruan GazetaBlic.
Ai u gjet i vdekur në fshatin Goden të qytetit të Gjakovës.
Motivet e vdekjes së Artit ende nuk dihen, por deri tani dyshohet për vetëvrasje.
Sot në Gjakovë u mbajt mbledhje komemorative për nder të Art Kurtit, ku ishin mbledhur familjarët, miqt dhe qytetarë nga Gjakova.
Ishte shoqja e ngushtë e tij Leonora Luta e cila shprehur mërzinë e madhe që i ka shkaktuar Arti.
“Artin e kemi dashtë të gjithë. Janë disa fjalë që është e vështirë me i thënë për një djalë që i kam ndarë tetë orë punë me të Kemi qesh, kemi lujt, ka ditë me na japë të gjithëve gaz dhe harmori, por ne nuk ditë, nuk ditëm me marrë vesh çfarë ka pasur. Të gjithë e kemi dashtë, i kemi nejt afër, por të gjithëve na paska gënjyer.” tha Leonora.
Ajo gjithashtu tregoi se ai nuk u ka treguar se çfarë e ka munduar atë, si dhe iu drejtu
“Nuk na ka treguar kurrë se çfarë është duke e munduar. Jemi munduar me e ndalë, por nuk na dëgjoi. Jam shumë i madh, i di punët e mia.
Leonora gjithashtu iu drejtua familjes së Artit për t’i ngushëlluar ata.
“Arti ka marrë frymë për ju, jetën ua ka kushtuar juve. Nëse është zgjuar në mëngjes, është zgjuar për ju. Nuk dua t’ju shohë të mërzitur”, përfundoi ajo./GazetaBlic