Mohamed Salah pa dyshim është lojtari më i komentuar ditët e fundit në mediat botërore.
Reprezentuesi i Egjiptit ka arritur që të shënoi plot 43 gola deri me tani me skuadrën e tij Liverpool, shkruan Gazeta Blic
Por përeveç në fushën e lojës që bije në sy në jetën reale ai nuk ekspozohet fare.
Mohamed Salah u martua me femrën e quajtur Maggi në vitin 2013, por dasma e tij nuk bëri jehonë të madhe, shkruan Gazeta Blic
Së bashku ata kanë një vajzë të quajtur Mekka, e cila ka lindur në vitin 2014. Vajza e tij emërohet si shenjë respekti për qytetin Islam dhe ka lindur në Spitalin Westminster në jug-perëndim të Londrës.
Salah është mysliman i devotshëm dhe ai sa herë shënon gol falënderon zotin para gjithë shikueseve në stadium dhe mbarë adhurueseve të futbollit.
Salah për momentin është lojtari i cili ka shënuar më se shumti gola në këtë sezon, ai ka lënë prapa edhe Ronaldon dhe Messin./Gazeta Blic