Sport

Materazzi: Ky ekip do ta fitojë derbin Inter – Juventus

Marco Materazzi ka thënë se “Nerazzurrët” kanë arsye të dyfishtë, për të fituar në “Derby d’Italia”.
Marco Materazzi beson se Inter do ta mposht Juventusin në duelin e së shtunës në Giseppe Meazza.

Ish mbrojtësi italian ka thënë se “Nerazzurrët” kanë arsye të dyfishtë, për të fituar në “Derby d’Italia”. “Inter do të fitojë ndaj Juventusit”, deklaroi Materazzi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Inter nuk guxon ta humb këtë mundësi për të bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe për t’ia komplikuar rrugën drejt Scudettos një rivali historik si Juventus. Nëse ata nuk gitojnë në Milano, rrezikojnë ta humbin pozitën e parë dhe do të jetë gëzim i dyfishtë për tifozët e Interit”, theksoi ai. /Lajmi.net/