Lideri koreano-verior Kim Jong UN- është totalisht i ndryshëm nga ajo që lexoni për figurën e tij në media. Kështu raporton CNN të ketë thënë ministri i Kulturës së Koresë së Jugut, Do Jong-hëan.
“Ai ka një bisedë natyrale dhe ka botëkuptime të ndryshme për muzikën, kulturën dhe sportin”, ka thënë ai, raporton Periskopi.
Ai ka përshkruar momentet kur ka qenë ulur pranë Kim Jong Un dhe gruas së tij Ri Sol Ju teksa kanë shikuar performancën e parë të një grupi popi koreano – jugor.
Duke folur për CNN, ai ka thënë se beson që Kim ‘ka prirje të sinqerta dhe gjeniale’ për të përmirësuar raportet me Seulin./Periskopi/





















