Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar në Facebook pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për korrupsion. Nga postimi i tij, Lekaj bën të ditur se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës. Ai tha se, cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë, është i gatshëm ta respektojë.
Postimi i Pal Lekajt në Facebook:
Po lexoj në media që organet e drejtësisë paskan ngritur një aktakuzë për një çështje të para 10 viteve.
Krejt çka mund të them tani për tani është se në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës.
Ashtu siç kam qenë do të vazhdojë të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë.
Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë jam i gatshëm ta respektoj.
Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencës së presionit.