Aktuale

Arrestohet një pejan në mes të Beogradit

Në kryeqytetit e Serbisë, në Beograd, është arrestuar pejani M.B. (1978) pasi që policia në Beograd kishe gjetur dy kilogramë heroinë. M.B. është arrestuar bashkë me novipazarasin N.E. (1984) për shkak të prodhimit të autorizuar dhe vënies në qarkullim të narkotikëve, ka kumtuar MPB e Serbisë.

Sipas policisë serbe, dyshohet se M.B. dhe N.E. në një periudhë të gjatë kohore kanë shpërndarë heroinë të cilësisë së lartë nëpër Serbi e më së shumti në territorin Beogradit.

Atyre u është caktuar mbajtja 48 orë.

the authorE B