Incident pas ndeshjes Real Madrid – Juventus në Santiago Bernabeu.
Futbollistët e Juventusit dhe Real Madridit ishin afër rrahjes pas përfundimit të ndeshjes në Santiago Bernabeu.
“Bianconerët” ishin të pakënaqur me penalltinë e akorduar në sekondat e fundit të takimit me të cilën vendasit shënuan golin e vetëm të ndeshjes në humbjen 3:1 që i kualifikoi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Mundo Deportivo” raporton se ekipet ishin afër t’i përdornin duart në tunel, menjëherë pas përfundimit të takimit, përcjell “lajmi.net”.
Megjithatë, situata në fund u qetësua pas intervenimit nga Sergio Ramos dhe Giorgio Chiellini. /Lajmi.net/