Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 16 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton AA, përcjell Klan Kosova.
Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e Mbrojtjes, Nurettin Canikli.
Pritet që në takimet e sekretarit të përgjithshëm në rend dite të jenë çështjet si marrëdhëniet Turqi-NATO-s, operacioni “Dega e Ullirit”, lufta kundër terrorizmit, përgatitjet për Samitin e Brukselit 2018 dhe çështjet rajonale.