Sport

Shkëlzen Gashi ka një mesazh për Kosovën (Foto)

Shkëlzen Gashi i ka uruar fat Kosovës për ndeshjen kundër Finlandës.

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë ditës së sotme do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës.

“I uroj suksese dhe fat Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018!”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Express/