Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush deklaron se Firmino ka më shumë ndikim tek ‘Reds’ sesa Mohamed Salah.
Ai gjithashtu vlerëson shumë sulmuesin egjiptian, por thotë se Firmino është lojtari që bën më së shumti për ekipin, por nuk vërehet, shkruan GazetaBlic
“Të gjithë e dinë se sa i mrekullueshëm është Mohamed Salah, por nëse kërkoni në një lojtar që mbështetet Klopp, atëherë ai është Firmino,” tha Rush për Sky Sports News.
“Jo vetëm që punon shumë për ekipin, por ai është gjithashtu shumë, ai bën gjithçka”.
“Ai është i palodhur, çdo trajner do ta donte një lojtar si ai në ekipin e tij. Ne jemi shumë me fat që e kemi atë në ekipin”, përfundoi ai./GazetaBlic/





















