Rajon & Botë

Ushtria Turke: Kemi vrarë 157 terroristë të PKK

Luftimet e ashpëra ndërmjet ushtrisë turke dhe militantëve kurdë të PKK-së kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Mediat turke duke cituar Ushtrinë e Turqisë raportojnë se 157 anëtarë të grupit kurd PKK janë vrarë gjatë operacioneve që ka zhvilluar ushtria kohët e fundit në zonën e Çukurovës, transmeton Gazeta Express.

Përgjatë tre ditëve të fundit në operacione kanë humbur jetën edhe nëntë ushtarë nga ushtria. Ushtria ka zhvilluar operacione nga toka dhe nga ajëri për të shkatërruar grupin e kurdëve që operojnë në lindje të vendit.