Takimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq me zyrtarët e Listës Serbe ka filluar sot pas orës 11:00 në Beograd.
Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug pritet që temë diskutimi do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve të djeshme dhe vlerësimi i përfaqësuesve të Listës nëse do të qëndrojnë edhe me tej si pjesë e Qeverisë së Kosovës.