Mot i butë e i përcjell me reshje shiu, pritet të na shoqërojë ditët në vijim.
Siç parashikon Prishtina Weather dhe përcjell Gazeta Metro, dita e nesërme do jetë me diell e vransira, e nga e premtja kohëpaskohe me shi.
Temperaturat e ajrit, deri të shtunën do të luhaten mbi vlera mesatare, me minimale nga 4C deri në 7C, e maksimale prej 13C deri në 17C. Nga dita e diel do të pësojnë rënie në të dy vlerat, minimalet deri në 0C, e maksimalet deri në 5C.
Mëposhtë keni parashikimet e motit nga nesër(15 mars) deri më 19 mars.
15.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegullinë dhe mjegull.
16.03 – Mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
17.03-18.03 – Të shtunën mot i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat do të shtohen. Priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë. Ditën e diel vransira dhe intervale me diell, e pasdite riga lokale shiu.
19.03 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës priten reshje shiu.