Aktuale

E papritur: Donika Kadaj- Bujupi i kthehet AAK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Donika Kadaj- Bujupi i është rikthyer AAK-së, raporton Gazeta Blic. “Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht.

RH

Duhet theksuar se Kadaj- Bujupi ka qenë edhe më parë pjesë e AAK-së, por pas disa mos pajtimeve në këtë parti dha dorëheqje, duke u bërë kështu pjesë e Vetëvendosjes.Por aventura e Donika Kadaj- Bujupit nuk zgjati shumë në VV, pas përçarjeve brenda kësaj parti, siç duket ajo ka vendosur të i kthehet sërish “dashurisë” së parë./GazetaBlic

the authorE B