Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje se pse nuk kanë reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës kur këta të fundit kishin kërkuar ta relativizojnë raportin e Shpetim Bulliqit për Demarkacionin.Ai përmendi edhe letrën që Kurti ia kishte dërguar së fundi, por nuk dha ndonjë koment mbi të.“E kam një pyetje për Vetëvendosjen, përfshirë edhe Albinin, e lexova letrën e tij”, tha Haradinaj.
“Më ka bërë përshtypje LDK-ja në këtë parlament kërkonte ta relativizojë raportin e Bulliqit”.
“Pse dikush i Vetëvendosjes nuk iu tha kolegëve të vet të LDK-së: mos, se s’keni nevojë ta relativizoni?”.
“Pse dikujt nuk i doli nga goja: mos, se nuk keni pse?”.
“Lëreni ashtu, jemi kundër krejt ama mos e godisni raportin”.
“Jam habitur pse s’ka ndodhur kjo”.