Kobe Bryant ka fituar edhe një trofe tjetër, por tani jo në fushën e basketbollit.
Ai është nderuar me një Oscar nga Akademia amerikane e filmit, për filmin e shkurtër të animuar “I dashur Basketboll”, njofton Klan Kosova.
Ylli që tashmë është pensionuar nga ekipi Los Angeles Lakers, ka fituar çmimin për skenarin e shkruar të filmit.
Ky tekst ishte shkruar në formë të një poeme në vitin 2015 kut Kobe kishte vendosur ta linte basketbollin.
Bryan e ka ndarë çmimin me regjisorin e filmit, Glen Keane.





















