Felipe Massa ka njoftuar se do të tërhiqet në fund të këtij sezoni prej garave të Formula 1.
Që prej kohës kur ka debutuar në vitin 2002, piloti aktual i skuderisë Williams ka garuar në 242 ‘Grand Prix’ duke fituar njëmbëdhjetë prej tyre.
Braziliani pas karrierës 14-vjeçare ka thënë se ky do të jetë viti i fundit që do të garojë, transmeton Telegrafi.
“Ky do të jetë sezoni im i fundit në F1. Këto do të jenë tetë garat e mia të fundit”, tha shkurt 35-vjeçari.
Kujtojmë se Massa e filloi karrierën në Suaber, ku më pas u transferua në Ferrari para se të përfundoi në Williams. /Telegrafi/