Aktuale

Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në seancë për shkaqe sigurie

Lista Serbe tashmë e ka konfirmuar se nuk do të jenë të pranishëm në seancë gjë që e pamundëson ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe Sllavko Simiq konfirmon për KosovaPress se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme. “Kemi vendosur që mos të marrim pjesë në këtë seancë për shkakt ë situatës së sigurisë që po mbretëron kohëve të fundit e po ashtu për shkak të protestës që është duke u mbajtur”, tha Simiq.

Ai tha se nisur nga këto Lista Serbe kanë marrë vendim që mos të jenë në seancë ndërsa tha se edhe pa deputetët e kësaj Liste Kuvendi e ka kuorumin për të mbajtur seancën.