Sport

Suarez zbulon disa gjëra personale për Coutinhon

 

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez në një intervistë për faqen zyrtare të Barcelonës ka folur gjerë e gjatë për shokun e tij të skuadrës Philippe Coutinhos duke zbuluar disa gjëra interesante nga jeta e tij, transmeton Sovrani.info.

“Jam takuar me Coutinhon në vitin 2013. Ishte i ri kur erdhi në Liverpool nga Interi atje ku nuk kishte arritur të tregonte vlerat pbr shkak të lëndimeve.”, tha fillimisht Suarez.

“Philippe dhe unë jetuam në të njëjtin komunitet gratë tona patën një miqësi shumë të mirë, dolëm për darkë, u mblodhëm në mbrëmje dhe kjo lehtësoi përshtatjen e tij. Kur erdha në Barcelonë i thash Gerrardit të kujdeset për të, por më pas edhe ai iku drejt La Galaxy dhe Coutinho mori përgjegjësit që i takonin.”

“Philippe është shumë i trembur, shumë i qetë dhe ka nevojë për të fituar besim. Kam vënë re ndryshimin e fëmijës që erdhi në Liverpool për atë që ai ka bërë”, këmbënguli ai. /Sovrani.info/