Aktuale

Vetëvendosje padit Hashim Thaçin për tradhti ndaj vendit

Pak minuta para shkuarjes në seancën, ku pritet votimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi, për siç thonë ata tradhti ndaj venditLajmin e ka konfirmuar Albulena Haxhiu e cila para se të hyjë në seancë i është drejtuar mediave, duke thënë se kjo lëvizja ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale.Haxhiu ka thënë se shkelja lidhet me nenin 124 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka thënë se kanë dashur që qysh moti ta dorëzojnë këtë kallëzim penal mirëpo atëherë Thaçi ishte në postin e ministrit e jo presidentit.

E sipas saj më nënshkrimin e vënë në aneks marrëveshjen me Malin e Zi, ai si president ka tradhtuar vendin.Ajo ka thënë se beson në veprime të shpejta të Prokurorisë Speciale./GazetaBlic./

the authorE B