Sport

Neymar, për të fituar në ‘Bernabeu’, thirreni Messin

Ylli i PSG, Neymar zbrakoi mbrëmë në ‘Santiago Bernabeu’ për t’u përballur me atë që në të ardhmen edhe mund të jetë skuadra e tij, Real Madridin.

I gjithë presioni ishte mbi të sepse pritej shkëlqimi i ylit brazilian, por asgjë nuk shkoi mirë dhe Neymar u kthye duarthatë andej prej nga ka ardhur sepse Cristiano Ronaldo me shokë i treguan se tek kush ka ardhur për vizitë.

Tani, ‘Mundo Deportivo’ i kushton një artikull special kësaj ndeshje dhe mbi të gjitha si me ironi ia tregon zgjidhjen Neymarit se si mund të fitohet në shtëpinë e ‘Los Blancos’.

 
Dhe sipas të përditshmes spanjolle, zgjidhja ka emrin Lionel Messi, duke ia rikujtuar kështu brazilianit se në ‘Bernabeu’ mund të fitosh vetëm kur e ke si bashkëlojtar superyllin argjentinas.