Sport

Perez tregon pse Reali nuk ka bërë përforcime

Presidenti i Real Madridit, ka folur rreth afatit kalimtar veror.

Reali si kampion i Evropës, do të ketë pothuajse të njëjtën skuadër me atë të vitit të shkuar, me përjashtim të transferimit të Alvaro Moratas nga Juventusi.

Sipas presidentit të ‘Los Blancos, Florentino Perez, ekipi është aq i fortë sa që nuk ka pasur nevojë që të intervenonte për të sjellë përforcime të tjera.

“Tashmë kemi fituar Super Kupën e Evropës dhe dy ndeshjet e para në La Liga. Skuadra jonë është spektakulare dhe është e pamundur të përmirësohet më shumë”, ka thënë presidenti i Realit.

“Zidane së bashku me pjesën tjetër të stafit janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë dhe këtë do ta dëshmojnë gjatë këtij stinori”, ka përfunduar Perez.