Sport

Formacioni i Shqipërisë ndaj Marokut

Gianni de Biasi, selektori i Shqipërisë, tashmë e ka e ka gati formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Marokut, e cila do të luhet sonte nga ora 20:30.

Në sfidën ndaj Marokut vendin e ish kapitenit Lorik Cana në qendër të mbrojtjes do ta marrë Berat Gjimshiti që së bashku me Mërgim Mavrajnë do të jetë dyshja përpara portierit Etrit Berisha.

Në të djathtë tashmë vendi në formacion duket i rezervuar  për Elseid Hysaj. Befasia vjen në të majtë ku De Biasi kërkon të provojë Emir Lenjani para Ansi Agollit që pritet ta nisë nga stoli.

Përpara mbrojtjes do të luajë Taulant Xhaka teksa risia në mesfushë është Jahmir Hyka. Mesfushori po shkëlqen këtë periudhë në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye trajneri kuqezi kërkon ti japë një shans në formacion në të djathtë të mesfushës.

Në të majtë mund të luajë Shkëlzen Gashi, ndërsa qendra pritet të përbëhet nga Amir Abrashi dhe Ergys Kace. Sulmin do ta udhëheqë nga minuta e parë Sokol Cikalleshi.

Megjithatë gjasat janë që gjatë takimit përbërja e ekipit do të ndryshojë, madje pritet që De Biasi të aktivizojë të gjithë futbollistët në dispozicion, shkruan Super Sport.

Ajo që kërkon italiani është sinjali i duhur nga futbollistët në mënyrë që më 5 shtator ndaj Maqedonisë të jetë i bindur për zgjedhjet që duhet të bëjë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Berisha

Hysaj     Gjimshiti      Mavraj     Lenjani

Xhaka

Hyka     Abrashi        Kace       Gashi

Cikalleshi