Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pati sot një bisedë telefonike me Komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues.Hoxha e njoftoi komisionerin evropian se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, theksoi ajo.
Poashtu, ministrja e Integrimit Evropian e informoi Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.Ajo gjithashtu e njoftoi Komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit që të përshpejtojë reformat duke punuar ngusht me të gjitha institucionet relevante.Në anën tjetër, Komisionari Hahn, falënderoi ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së, transmeton Klan Kosova.