Eden Hazard ka thënë se është “i lumtur tek Chelsea”, por ka refuzuar ta mohojë një kalim të mundshëm në Real Madrid, njofton Klan Kosova.
“Në futboll kurrë nuk i dihet”, ka thënë Hazard për Marcan, kur është pyetur për thashethemet rreth kalimit në Madrid.
Por, Hazard ka shtuar se “jam i lumtur tek Chelsea dhe i fokusuar aty”.
Për Hazard ka folur edhe Zinedine Zidane.
Francezi ka thënë se e ka lojtar favorit Hazardin.
“Pas Messit e Ronaldos, Hazard është lojtari im i preferuar. Është e jashtëzakonshme ta shohësh atë tek luan”.
“A e shoh në një të ardhme në Real Madird? E dua atë lojtar, kaq mund të them”.