Sport

Bunjaku: Mund ta mposhtim Finlandën

Albert Bunjaku, sulmuesi i Kosovës, beson se me 5 shtator mund ta mposhtin Finlandën

Kosova do ta nis ciklin eliminator për botërorin ‘Rusia 2018, me 5 shator. Ekipi kosovar do të përballet me Finlandën në Turku.

Sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku, në një intervistë për Blick, beson se me 5 shtator mund ta mposhtin Finlandën, përcjell Express.

“Ne duhet të jemi realistë dhe të mos presin shumë. Por, të hënën kundër Finlandës ne duam të fitojmë. Kjo është e mundur “, ka thënë sulmuesi i St.Gallenit, i cili shënoi gol në fitoren e Kosovës kundër Ishujve Faro (2:0).

Kosova bën pjesë në Grupin I së bashku me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.