Publicistja Flaka Surroi ka qenë më e ashpër se kurrë në opinionin e fundit të publikuar në portalin Koha. Ajo është marrë me një varg çështjesh të ndryshme që e kanë preokupuar opinionin publik në muajt e fundit.
Me cinizëm, ajo thotë që Termocentralit të Ri, “Kosova e Re” po i vjen era ndotje ende pa u nisur ndërtimi i tij. Lidhur me çështjen në fjalë, ajo ka vlerësuar që ndalimi i veturave në rrugët kryesore të kryeqytetit që shpienin në qendër ishte i duhur – dhe se pikërisht veturat ishin ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit.
Ajo i ka cilësuar si patetike aktivitetet e fundit të liderëve të institucioneve, Thaçit, Veselit dhe Haradinajt. I pari kishte folur për Gjykatën Speciale dhe pezullimin e shfuqizimit të saj. Haradinaj poashtu ishte zmbrapsur në thuaj të njëjtën kohë. Dhe e gjithë kjo kishte ndodhur kur ndotja kishte arritur shkallë alarmante.
Ndërkohë që Kadri Veseli kishte folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar duke e cilësuar si ‘kancer të shoqërisë’. Surroi thotë që kanceri i shoqërisë në fakt janë këta liderë institucionesh pasuria e të cilëve është ende enigmë për shoqërinë.





















