Mediat në Malin e Zi kanë raportuar sot që fillimisht ardhja e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq në Prishtinë është shtyrë për dy orë, për t’u konfirmuar më pas që kjo vizitë është anuluar, shkruan GazetaBlic.Mediat malazeze kanë publikuar pamjet nga Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ku shihet një mjegull e dendur sa mezi shihen edhe veturat zyrtare të cilat ishin përgatitur për përcjelljen e kryeministrit malazez.Vizita e kryeministrit të Malit të Zi është anuluar për shkak të mjegullës në Aeroportin e Ndërkombëtar të Prishtinës. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi i ka thënë “GazetaBlic” që data për vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq do të bëhet publike menjëherë pasi të jenë marrë vesh dy qeveritë.
Vizita e parë në Kosovë e Markoviqit, siç ishte njoftuar më parë nga Qeveria, është dashur të jetë një mundësi “për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve mike, duke përcaktuar aktivitete specifike të përbashkëta dhe projekte, realizimi i të cilave pritet të bëhet në të ardhmen”.