Politologia Luljeta Aliu ka bërë një shkrim në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe qasjen e Kosovës ndaj kësaj çështjeje.
Ajo ka thënë se tashmë ligji për këto Dhoma (të cilave i referohemi si “Gjykata Speciale”) nuk mund të zhbëhet, e prandaj Kosova duhet të investojë buxhet për të forcuar sa më shumë imazhin e saj te aleatët ndërkombëtarë.
Aliu ka shtuar se është në dobi të Republikës sonë që të investojmë për të rifreskuar memorien e botës për krimet gjenocidale që ka kryer Serbia në Kosovë gjatë luftës. Ajo thekson mundësinë që historia të shtrembërohet me anë të kësaj Gjykate, dhe që shqiptarët të paraqiten gjerësisht si agresorët e vetëm të luftës. Në mënyrë që kjo të shmanget, ajo nënkupton nisjen e një kampanje të gjerë mediale për ndalimin e kësaj gjëje.
Ajo ka kritikuar edhe politikën e jashtme të Kosovës, për mungesë të një platforme me prioritete afatgjate ku do të mësynin mëkëmbjen e imazhit të Kosovës.
“Nuk përfitojmë asgjë nëse e identifikojmë fajtorin, pa pasur një ide si ta zgjidhim një problem. Politika duhet të ofrojë zgjidhje, jo konstatime. Politikanët tanë janë të zgjedhur nga qytetarët për t’i zgjidhur problemet, jo për të folur për to.” – ka thënë Aliu.