Është vajza që na shoqëron çdo të shtunë me emisionin e saj ‘Shiko kush Luan’, shkruan Gazeta Blic.Luana Vjollca merr çdoherë vëmendjen me paraqitjen e saj unike dhe veshjet që zgjedh, me të cilat mban një numër të madh të fansave.Në llogarinë e saj ‘Instagram’, mund të themi se është njëra ndër prezantueset me më së shumti ndjekës. Ajo tashmë ka një milionë fansa, nga të cilat merr komente të ndryshme.
Edhe këtë të shtunë, Luana na ka paralajmëruar për dukjen dhe mysafirët të cilët do jenë të pranishëm. Milaim Zeka, Stresi, Ana Lika, Dojna Mema janë ndër emrat që do jenë pjesë e emisionit.Por, nuk duhet harruar se moderatorja Vjollca do ndez skenën me paraqitjen e saj dhe fustanin elegant të zi, paksa të shkëlqyer. Më poshtë ndiqni imazhin e nxehtë të saj. /GazetaBlic./