Koreja e Veriut do të rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxehtë” të komunikimit me Korenë e Jugut, ose thënë ndryshe do të rikthejë komunikimin kufitar me fqinjin e saj.
Radioja shtetërore e Koresë së Veriut tha se do të rihapet linja e komunikimit me Jugun në fshatin Panmunjon, linjë që për herë të parë ishte përdorur në 2016 siç bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve Yonhap në Korenë e Jugut.
“Besoj se kjo sinjalizon një lëvizje kah një ambienti ku komunikimi do të jetë gjithmonë i mundshëm”, tha zëdhënësi i Koresë Jugore, Yoon Yung-chan.