Për festat e fundvitit, këngëtarja e njohur ka vendosur të shkojë larg Kosovës së bashku me të dashurin e saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Gjira Kajtazi dhe të dashurin e saj futbollistin Ali Ibrahimaj, transmeton Gazeta Express.
Gjira së bashku me Aliun janë duke shijuar pushimet e tyre luksoze në Spanjë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gjira përmes disa imazheve që ka publikuar në rrjetet sociale.
“Urime festat te gjithve … Shumë dashuri prej nesh për familjen dhe miqtë tanë dhe për mbështetësit e mi. Nuk më pritet për 2018”, ishte urimi që ka lënë Gjira.
Kujtojmë se Gjira dhe i dashuri i saj janë ribashkuar pas pothuajse një viti të ndarë./Gazeta Express/






















