ShowBiz

Ky detaj ju ka ikur nga raporti Majk-Melita

Emri i tij vazhdon të jetë kryelajm në mediet rozë.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Majk i cili së fundmi është komentuar për një lidhje të re me modelen nga Prishtina Melita Nushi, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, të gjithë fansave të tij ju ka ikur një detaj nga raporti Majk-Melita.

Derisa Melita e ndjek Majkun në Instagram, e njëjta nuk ndodh edhe me reperin.

Ne shikuam edhe në llogarinë e Majkut dhe aty nuk gjendet Melita në listën që ndjek ai.

Ndryshe, Majku ditë më parë ishte kapur nga paparacët në një ordinancë gjinekologjike ku thuhej se ishte pikërisht me Melitën. Madje u përfol se dyshja e njohur pritet të bashkëjetojnë në banesën e re të Majkut me të cilën dikur mendohej të jetonte së bashku me ish-të dashurën e tij Majlinda Zekën.

I kontaktuar nga Express Majku kishte demantuar lajmin se ai është në lidhje me Melitën, ndonëse përgjigja e tij ishte shumë e shkurtër.

“Jo more, çfarë! Nuk e di qa paskan thon”, ishte shprehur ai.

Kujtojmë se bukuroshja Melita Nushi nuk është shumë në qendër të medieve, megjithatë njihet si njëra ndër femrat më të bukura dhe më seksi të Prishtinës./Gazeta Express/

the authorE B